Grida Duma lë mandatin e deputetes

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes. Grida Duma e mori mandatin vitin e kaluar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha”, tha Duma.

“Më e thjeshta për mua do të ishte të kisha qëndruar, të prisja të ndodhin dështimet që disa i parashikojnë, të vegjetoja, të bëja sikur nuk i shihja problemet e brendshme. Por, unë nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë.

Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit. Ky ndoshta do të jetë pengu i jetës time. Godtija që bënte politika për mua poshtë brezit, godiste çdo ditë e më tepër tim bir. Do ti shfaqen shumë gogësima edhe atij, fytyra me shumë fytyra që duket sikur buzëqeshin, por janë zgërdhirje. Skërtalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me kolegët e mi, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit nga lënia e mandateve e tek të tjera, e goditën fort PD-në. Atëherë u quajt lualitet.

Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyrje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalitetin. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ia fal kurrë politikës së llumit, që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pa ndërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ia harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur”, tha Duma në një konferencë për shtyp.

 

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply