Maskat terror në Korçë, grabisin dyqanin nën kërcënimin e armëve

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një dyqan në Voskop të Korçës. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit, ku autorët kanë vjedhur një sasi lekësh që ndodheshin në arkën e dyqanit, pije alkoolike të shtrenjta dhe cigare.

Mësohet se autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

Gjithashtu pronari i dyqanit, Bledar Leska, ka thënë se kanë qenë katër persona.

“Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera. Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e ëiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, ka thënë ai.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply