Rushaj dorëzon mandatin pas përplasjes me Alibeajn: Po favorizon Ramën!

Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Rushaj mësohet të jetë shprehur se, ka vendosur të lërë mandatin për shkak të “angazhimeve personale”.

Ditën e martë ai do t’i drejtohet Kuvendit zyrtarisht për të nisur procedurat e dorëzimit të mandatit.

Sakaq, burime të besueshme bëjnë me dije se deputeti Rushaj nuk ka qenë dakord me ndarjen e demokratëve dhe me kandidimin me dy kandidatë.

Deputeti demokrat mësohet të ketë deklaruar se dalja me dy kandidatë favorizon PS-në.

Mësohet gjithashtu se ai ka patur përplasje me Enkelejd Alibeajn, pasi ky i fundit po tenton përçarjen e demokratëve, me qëllim që të favorizojë Edi Ramën në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alfred Rushaj ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar në PD, gjatë kohës kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

About Redaksia

Check Also

Dosja e trafikut të kokainës të Olsi Ramës

Bardhi: Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar …

Leave a Reply