Pelosi: Trump bandit, po mendoj tërheqjen nga politika

Nancy Pelosi e ka cilësuar Donald Trumpin si një “bandit”. Ajo është shprehur se sulmi ndaj bashkëshortit të saj e detyroi atë të mendonte tërheqjen nga politika.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ka folur për sulmin në shtëpinë e çiftit në San Francisko, të ndodhur disa ditë më parë.

E prekur dhe mes lotësh, Pelosi tha se u zgjua nga policia e Kapitolit duke goditur derën e apartamentit të saj në Uashington në orën 5 të mëngjesit për t’i thënë asaj se burri i saj, Paul, ishte sulmuar nga një person që mbante një çekiç .

“Isha shumë i frikësuar”, tha Pelosi, duke shtuar: “Ne as nuk e dinim se ku ishte apo si ishte gjendja e tij. Ne thjesht e dinim se kishte një sulm ndaj tij në shtëpinë tonë.”

Sulmi ka nxitur frikën se mund të ketë më shumë dhunë rreth zgjedhjeve që do të vendosin kontrollin e Kongresit.

Me republikanët të favorizuar për të rikthyer shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme, Pelosi 82 vjeç, mund të detyrohet të japë dorëheqjen si kryetare në janar, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo do të tërhiqet nga politika.

Ajo pranoi se vendimi i saj ishte prekur tashmë nga sulmi ndaj bashkëshortit të saj.

Pelosi ishte e ashpër në lidhje me reagimin e Trump dhe të disa republikanëve të cilët ‘talleshin’ me sulmin ndaj bashkëshortit të saj dhe tha se “nuk kishte dyshim” se sulmi ishte i lidhur me pretendimet e rreme të ish-presidentit se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur.

Kryeparlamentarja u bëri thirrje republikanëve, sipas saj ende të pushtuar nga “kulti” i Trump të ndalojnë “sulmin e njëanshëm ndaj demokracisë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.