Berisha: Buxheti i 2023, buxhet i vjedhjes më të madhe në histori!

“Buxheti i 2023 është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori”. Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha te Njësia 4 ku zhvilloi një takim me qytetarët.

Berisha akuzoi Ramën se ka rritur taksat për biznesin, rritje të cilën nuk e përktheu në rritje pagash për qytetarët, ndërsa theksoi se mungojnë investimet në infrastrukturë apo sektorë si shëndetësia.

“Sot Edi Rama deklaroi në parlament se ky është buxheti më i madh në parlament, kur ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Nuk mund të jetë i ndryshëm ky buxhet si ai i 8 viteve që shkuan. Sepse 8 vitet që shkuan, ky zotëri mori borxh 5.2 miliardë euro. Ky rriti taksat biznesit me 4.5 miliardë euro. Çfarë bëri me to, kujt ju rrit rroga, pensioni, kujt ju përmirësua shërbimi, si është shërbimi shëndetësor sot, çfarë ndryshimesh pësoi Tirana në furnizimin me ujë, me kujdesin shëndetësor?

Tirana rënditet në 10 qytetet me shërbimin më të keq shëndetësor. Ku shkuan këto para? Një familje, buxheti i saj varet nga rrogat që merr e kur ka në plan për të bërë diçka më shumë, merr dhe një borxh. Kurse Edi Rama rriti taksat, e kjo do të thotë ju rrjep ju.

E keni dëgjuar që thotë se nuk janë paratë tuaja, po të kujt janë këto, të Surrelit janë. Çdo qindarkë që merr qeveria ose është taksë nga biznesi ose është borxh që e merr dhe do ta paguajnë qytetarët dhe biznesi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.