Berisha: Do përballemi me Ramën dhe do t’i japim përgjigjen që meriton

Gjatë takimit me banorët e Njësisë 4 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha renditi abuzimet e Edi Ramës dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Berisha tha se kryeministri ka kaluar vijën e kuqe dhe qytetarët do të përballen tashmë me të, për t’i dhënë përgjigjen që meriton.

“Mburrej sot në parlament se kemi rritur të ardhurat. Sigurisht nëse dyfishohet TVSH-ja për shkak të rritjes së çmimit, natyrisht qytetarët i paguajnë ato. Por çfarë bënë qeveritë të cilat e kuptojnë kanë ndërgjegje se janë para që u grabiten qytetarëve? Ua kthejnë atyre. Ua ktheu qeveria e Kosovës, 100 euro çdo pensioniste, studentin, punonjësit të ndërmarrjeve publike, 400 euro çdo fermeri për një hektar grurë, ua ktheu bizneseve për të përballuar çmimet.

Çfarë ktheu ky? Cili prej jush ka ndjerë një lehtësim nga kjo peshë e rëndë? Asnjë. Përveç ortakëve të tij që vjedhin çdo orë në prokurorime. Edi Rama ka kaluar çdo vijë të kuqe. Ai është armik se ka shndërruar votën në fiktive. Në diktaturë votohej çdo 4 vite, por vota dihej, rezultati dilte ai që donte diktatori. Ndaj dhe sot ne mblidhemi këtu me vendimin për t’u përballur me të dhe për t’i dhënë atij përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.