Berisha: Ju mezi ndërtuat 7 kilometra rrugë, por si e ndërtuat, vodhët me thes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në foltoren e parlament ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se kjo qeveri nuk ka asnjë bilanc për të ju treguar shqiptarëve në 9 vite qeverisje. Sipas Berishës, të gjitha punët e bëra në këto vite janë të nisura gjatë qeverisjes së mëparshme.

“U ndërtuan Shqipëria digjitale, u ndërtuan me dhjetëra e dhjetëra, qindra rrjete kanalizimesh dhe ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihma ekonomike. Por çfarë u bë ore zotëri, ku shkuan miliardat tuaja, ku avulluan ato?

Rrogat, pensionet, nuk u rritë. Shqiptarët u vidhisën nga njerëzit me rrogë më të lartë mesatare në Ballkan, në rrogën më të ulët. Asnjë punë nuk u tregoni dot shqiptarëve që keni bërë gjatë 9 viteve, janë të gjitha punë të nisura më herët.

Ju mezi ndërtuat 7 kilometra rrugë nga rrugën e Elbasanit, me çmim më të lartë se tuneli. Por si e ndërtuat, vodhët me thes.

Tani pas 9 vitesh, shtoni edhe 16 milionë të tjera se nuk jeni ngopur.

U ndërtua rruga Lushnje-Fier me 1.2 milionë euro kilometri, Levan-Fier me 1 mln euro, rruga Levan-Vlorë, autostrada më e gjerë në Shqipëri me dy ura të mëdha me 2 mln euro kilometrin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.