Berisha: I premton Italisë votën dhe më pas i merr ryshfet dhe tërheq mbështetjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke deklaruar se i kanë premtuar Italisë se do të votojnë për ekspozitën botërore të vitit 2030, por me pas e kanë tërhequr mbështetjen, duke i marrë, sipas tij, “rryshfet” një princi. Berisha tha më tej se, këtë informacion e ka nga një burim i sigurtë.

“Na thoni pak për rrugën Qafë Plloç-Qukës? Që u del mosbashkimi me metra të tëra, se vidhni dhe vetëm vidhni.

E dini ç’kanë bërë së fundmi? Një akt të turpshëm që s’e bën asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim zonjëza se do të votojnë për ekspozitën botërore në 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen Italise.

Çfarë fytyrë keni ju si qeveri? E kam burim të sigurtë! Histori turpi. Ia keni dhënë me shkrim. Kënaqeni me ryshfetin në xhep, ju e turpëroni këtë vend, ndaj dhe shqiptarët ikin se e shohin që e keni bërë një vend të pavlerë, ndërsa për vete jetoni si Sulltan.

Data 12 po afron dhe po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit. Prandaj ia mbath ai, ikën se i numërohen vjedhjet, por dhe ju jeni bashkëvjedhës nëse nuk i denonconi këtu”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …

Leave a Reply