Buxheti 2023/ Shehi: Merret nga taksat e fukarenjve dhe shpërndahet për të pasurit

Deputeti Dashmir Shehi deklaroi në seancën plenare se buxheti i vitit 2023 nuk është i jashtëzakonshëm. Shehi u shpreh se, paratë për këtë buxhet mblidhen tek të varfërit dhe ua shpërndajnë të pasurve.

“Ky buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve. Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me filozofinë e buxheteve, duhet të dinë se kujt ia marrin paratë që bëhet ky buxhet, mblidhen nga të pasurit, nga të varfrit dhe nga ata që nuk kanë hiç? Bëni llogaritë nga ku merren këto para për buxhetin se kjo e bën ndryshimin. Ky buxhet mblidhet nga paret e fukarenjve nga rritja e çmimeve.

Kush i pagoi këto? I pagoi çmimi i djathit, i qumështit. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet tek të varfërit se po të shpërndahej tek këta do ishte gjysma e së keqes. Për t’ja marrë, ua marrin të varfërve por ua shpërndajnë të pasurve. Askush nuk e përmend këtu se nga u shtuan paratë dhe për kë shkuan këto para. Unë një ide kam, që e kam thënë me vite. Hajde të rrisim rrogat e shqiptarëve se vetëm kështu, u japim njerëzve të përballojnë inflacionin e akumuluar prej 10 vitesh”,  u shpreh Shehi.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply