Berisha: Liria pa votën e lirë nuk ekziston, primaret në PD kërkesë e anëtarësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se primaret ishin kërkesë e anëtarësisë. Nga takimi me banorët e degës 4 në Tiranë, Berisha tha se liria pa votën e lirë nuk ekziston.

“PD-ja është e angazhuar në një proces madhor tjetër, procesin e primareve. Kudo ku unë zhvillova takime vitin e kaluar dhe në vazhdim, ju anëtaret dhe anëtarët e PD-së, keni pasur kërkesa shumë të drejta. Njëra prej tyre ishte që të zgjidhni ju ata që do të ju përfaqësojnë ju. Që ata të mos caktohen as nga kryetari e kryesia, por nga ju.

Nuk ka pasur kërkesë më të drejtë se sa kjo e juaja. Sepse ju e patë vota po përzihej nga Shqipëria. Ai rrëmbente me patronazhistë votën në zgjedhje, Edi Rama e ndaloi fare votën në partinë e tij.

Lulzim Basha u thoshte shqiptarëve dhe botës se këtu nga 1300 janë 5200 vota, pra ne po bëheshim një shoqëri si asnjë tjetër. Por historia tregon në mënyrën më të përsëritur se njerëzit që nuk votojnë nuk kanë të ardhme.

Se liria pa votën e lirë nuk ekziston. Se përfaqësimi i vërtetë është ai që buron nga vota juaj. Pikërisht për këtë arsye ne vendosëm primaret në zgjedhjen e drejtuesve tuaj. Primaret në zgjedhjen e qytetarit të parë tuaj, të këshilltarëve, sepse në këtë mënyrë rikthejmë votën, vendimmarrjen, dinjitetin tuaj dhe i themi kryetarit ti ke kompetencat tua, por edhe ne kemi tonat.

Ti ke pushtetin tënd, ne kemi pushtetin tonë dhe në këtë mënyrë ne ecim si një shoqëri e lirë, si njerëz të lirë që nuk i zëmë hapësirën njëri-tjetrit, por i respektojmë pushtetin, dinjitetin, votën njëri-tjetrit.

Ndaj dhe unë ju ftoj ju, secilin prej jush të kontribuoni me të gjithë mundësitë tuaja që këtë proces ta kthejmë në model për të sotmen dhe të ardhmen. Partia Demokratike është nismëtare në këtë fushë, por edhe ju, të gjithë ne, na ra mision për të vendosur këtë pluralitet brenda partisë tonë për ta bërë këtë forcën më demokratike seç ka qenë kurrë ndonjëherë e sigurtë që kjo është Partia demokratike jo e të shkuarës, por e të ardhmes së ndritur që meritojmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama drejt burgut, Bardhi paraqet 7 lëvizjet e grupit të kokainës me vëllanë e Ramës

Gazment Bardhi Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Herën e parë u fsheh me …

Leave a Reply