Kryemadhi: 10 milion dollarë inceneratorit të Tiranës, u kthye Bllako në burg për të shpëtuar Veliajn

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë sa i përket inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se me buxhetin e 2023 do t’i kalohet 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës.

Ajo shtoi se kryeministrit Rama i ka ngelur në tru leku dhe mendon si t’i vjedhë shqiptarëve prona pasi sipas saj ka vjedhur më parë ikona, emra dhe identitete, ndërsa shtoi se është normale që ai ka një problem me këtë çështje.

“Këtij i ka ngel në tru leku se çdo ditë mendon si t’i vjedhë shqiptarëve prona, ka vjedhur ikona, emra, identitete, ndaj edhe këtë histori e ngrenë dhe jam dakord kur sot mbreti tha që Prokuroria bën pazare. Se sa herë Ramës i ngushtohet litari me inceneratorin thotë bën pazare. Kthyen Bllakon në burg sot se kanë hall të shpëtojnë Veliajn.

Në 24 kompani për evazion fiskal që kam paditur janë 189 milionë dollarë evazion fiskal, a i keni referuar në prokurori 3 inceneratorët në prokurori, se paskeni referuar zonjat që kanë vdekur dhe të paralizuarit, po ju si drejtori tatimesh i keni referuar apo ju ka ardhur mesazhi me WhatsApp.

Rama normal që do flasë dhe do përmendë plakat e pleqtë, këto kompani janë kompanitë që kanë ndërtuar 3 incenratorët në Shqipëri. Normal që Edi Ramës i dhemb dhe normal që ka problem me këtë çështjes sepse në buxhetin që do kaloni i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë, mund të bëni pafundësisht për pensionistët, shkollat por edhe uljen e çmimeve me 10 milionë dollarë.

Do e vazhdojmë çmontimin e skemës së inceneratorëve, Rama dhe avokati i tij Veliaj do përgjigjen për këtë, inceneratori i Tiranës ka pagesa deri në vitin 2027 dhe është një vepër penale për të cilën qytetarët po paguajnë çdo ditë”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Ja çfarë kërkova në takimin me kryetarin e Parlamentit

Pasi deputetët e maxhorancës kanë bojkotuar disa herë Komisionet Hetimore për sistemin TIMS dhe atë …

Leave a Reply