Berisha: Nuk ka fyerje më të madhe se sa të krahasosh 7 kandidatët e PD me Veliajn

Kreu i PD, Sali Berishën u shpreh se nuk ka fyerje më të madhe se sa të krahasosh 7 kandidatët e PD-së me Erion Veliajn. Në emisionin ‘Ora e Betit’ në RTV Ora, Berisha tha se, Veliaj i ka bërë Tiranës të kundërtën e asaj që premtoi në fushatë dhe se e ka ndotur tej mase kryeqytetin e vendit.

Berisha: Të shtatë kandidatët që kanë kandiduar me Veliajn, nuk kanë fyerje më të madhe sepse janë të pakrahasueshëm me të. Kudo ku ka qenë ka vjedhur. Ishte ne qeveri dhe i dha fonde vëllait. Çfarë i premtoi Tiranës bëri të kundërtën, e ka bërë me Ramën, sepse nuk e bënte dot vetëm. 

Kur u dorëzua Tirana nuk kisha firmosur asnjë kullë, por kisha firmosur bulevardin e ri, dhe sistemimin e lumit. Ky u zotua se nuk do të japë leje ndërtimi, por ky ka dhënë dhe e ka bërë Tiranën një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë. Ka marrë vendime të tjera të tmerrshme në sistemin e lëvizjes që krijojnë grimca toksike. Si ky kryetar bashkie nuk ka pasur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.