Alibeaj me kandidatë në zgjedhje? Berisha: Nëse ndodh, ata janë argatë të Edi Ramës

“Ata që duan të nxjerrin kandidatë përpos PD-së, po ndihmojnë Edi Ramën”.Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë intervistës në ‘Ora e Betit’ në RTV Ora, teksa komentoi situatën brenda PD.

Berisha tha se tani është shumë e qartë se cila është shumica dhe pakica në PD dhe shtoi se palët tjetër i është afruar i gjithë establishmenti i partisë.

Berisha: Shumë janë duke u bashkuar me PD-në, por nëse dikush do të krijojë partitë të tjetër dhe mendon se me ndihmën e Ramës nxjerr kandidatë dhe luan me logon e partisë, ai është argat i Edi Ramës. Ata janë pakësuar shumë më tepër. Tani është e qartë se kush është shumica, sepse këta dëmtojnë kandidatët e PD-së.

Atyre u është afruar barazi e plotë me gjithë establishmentin e partisë, e drejtë kandidimi, dhe e drejta e fraksionit. Nuk ka forcë tjetër politike që zhvillon primare dhe ka fraksion. Nuk mund t’i sakrifikojmë primaret, pasi duhen mbajtur gjallë në një vend që po zhduket vota.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.