Deputeti Shehu takohet me Kryetarin e CDU, mesazhi nga Berisha

Tritan SHEHU

PD, me “fytyren” nga Europa e Perendimi, perkrah vetem Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbeshtetesen e madhe.
Mbreme kisha nje takim shume te rendesishem me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani me influent i te djathtes ne Europen e Bashkuar.
U zhvillua nje bisede miqesore, ku se pari i percolla pershendetjet e falenderimet e Kryetarit Berisha dhe te PD per interesin e rolin thelbesor te Gjermanise, CDU e atij personalisht ndaj Shqiperise e Rajonit.

Me tej e informova per zhvillimet ne vendin tone e ne Rajon, per problemet, rreziqet e sfidat me te cilat po ballafaqohemi.
Duke i kerkuar mbeshtetjen e CDU ne perpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit te saj e Gjermanise aty, qofte me Procesin e Berlinit, qofte dhe me inisiativa te tjera.

E sigurova se PD mbeshtet vetem Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundervihet me force atyre, qe fryne ere per nga Lindja, si dhe cdo projekti tjeter percares e destabilizues.
Ne bashkebisedim u theksua vullneti i pa lekundur i PD per te qene nje faktor vendimtar ne Shqiperi e i rendesishem ne Rajon, ne mbeshtetje te te gjithe proceseve, qe forcojne stabilitetin e paqen, duke shtyre ne rrugen e integrimit.

I kerkova Kryetarit Merz qe gjithashtu te forcohet bashkepunimi nder partiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkrete te ketij procesi.
Gjeta mirekuptimin e tij, si dhe vullnetin per takime te tjera direkte midis dy forcave tona politike.
Ky ritakim me Z. Merz permbylli ciklin dy ditor te takimeve te mia ne Berlin.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Shqiptarët në Milano i çojnë një mesazh Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një video nga festa e shqiptarëve në Milano …

Leave a Reply

Your email address will not be published.