Noka: Buxheti 2023, buxhet i gomoneve! Bashkohuni në protestë përtej bindjeve politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se projekt buxheti për vitin 2023 është buxheti i gomoneve dhe shpopullimit të vendit.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin në protestë më 12 nëntor. Ai tha se ka dy rrugë, ose të bashkohemi përtej interesave politike e për interesin e familjeve dhe fëmijëve shqiptarë, ose të ankohemi kafeneve.

“Asnjë në buxhet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. me këtë buxhet qeveria tregoi se ka vetëm një cilësi, pashpirtësi e pangopësi. Buxhet i keq për shqiptarët sepse vetëm rrit shpenzimet. nuk hap vende pune. në çdo vend tjetër ku buxheti dyfishohet e njëjta ndodh me vendet e punës. Çdo qeveri demokratike bën gjithçka ë rrisë vendet e punës. këtu parashikohen yudhëtime me avionë privatë. Xhepat e shqiptarëve bosh luksi i qeveritarëve pa fund.

Buxheti i gomoneve dhe shpopullimit të Shqipërisë. Rama nuk e do këtë vend ndaj harton bashkë me bandën e tij, një buxhet të tillë.

Nuk ka investime në arsim e shëndetësi. Po ikin policët nga puna e po marrin gomonet? Pse po braktise shërbimi informativ?

Kryeministri do të investojë për pistat e formula Uno-s. Keq është Shqipëria për pistat.

Të shtunën në orën 16:00 shqiptarët janë të ftuar të vijnë në protestë. Të bashkohemi përtej bindjeve politike për interesin e familjeve dhe fëmijëve tanë. Për interesin e çdo shqiptari. ose ankohemi kafeve për bandën e sheikut ose dalim në protestë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak të Himarës, pështyhet në fytyrë i deleguari i Ramës

Tensione të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet nga pamjet …

Leave a Reply