Kryemadhi: Qeveria kërkon të mbyllë çështjen e inceneratorit të Tiranës me kokën e Bllakos dhe Kokës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se, rikthimi i Alqi Bllakos nuk lidhet me prishjen e fakteve në hetimin për inceneratorëve por me ushqyerjen e opinionit publik dhe atij ndërkombëtar se hetimi është në rrugën e duhur. Kjo për Kryemadhin është “t’i hedhësh hi syve” pasi ajo tha se qeveria kërkon të mbyllë me kokën e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“Unë nuk mendoj se Alqi Bllako është kthyer sepse prish provat e hetimit, sepse provat janë aty. Mendoj se Alqi Bllako është kthyer në burg për ti thënë ushqim opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se po vazhdojmë me incneratorët sepse inceneratori i Tiranës kërkohet të mbyllet nga qeveria shqiptare. Por ajo nuk mbylle dot as me kokën e Alqi Bllakos dhe as me kokën e Lefter Kokash. Çështja e inceneratorit të Tiranës është histori mbylljesh kokash, por është ndalesë pagesash nga buxheti i shtetit. Ka vetëm një rrugë ose SPAK të mbyllë këtë pagesë dhe mos bëhet palë më këtë strukturë kriminale ose ata janë palë.

Mendoj që emri i SPAK është shumë më i rëndësishëm sesa emri i Veliajt apo xhepat e Ramës. Nuk mendoj se karriera e Ramës vlen më shumë sesa perceptimi që shqiptarët kanë për reformën në drejtësi. Unë do vazhdoj, kam akoma argumente dhe fakte të tjera. Unë do ti shkojë deri në fund çështjes sepse në këto 30 vite të tranzicionit cdo artikulim është bërë për politikë. Unë nuk besoj që argumentet që kam hedhur të përgënjeshtrohet, sepse çdo gjë është e saktë. Kam akoma argumente dhe fakte të tjera që janë në interes të Prokurorisë”, theksoi ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në qeli të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Bllako u la 34 ditë në arrest shtëpie nga GJKKO me arsyetimin se kishte fëmijë të mitur për tu kujdesur për ta. Dje Apeli e hodhi poshtë vendimin duke e rivendosur në masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e hetimit dhe gjykimit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. /Dosja.al

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply