Mega-afera e portit të Durrësit, Rama sulmon opozitën

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës, e cila kundërshtoi miratimin e procedurës të përshpejtuar për Portin e Durrësit, u shpreh se, në Shqipëri po bëhet një investim që nuk është bërë dhe imagjinuar ndonjëherë, një investim që transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe.

Kërkesa për procedurë të përshpejtuar u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Rama: U fut në procedurë të përshpejtuar një projektligj që do marrë kohë për diskutim. Ne nuk kemi kohë për të humbur se kemi ëm shumë se një vit që e negociojmë këtë kontratë dhe shteti shqiptar merr pjesë me aksione. Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, jeni ca të pafe. Merrni nëpër gojë dhe akuzoni për Pazar dhe për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Jeni pa Atdhe, pa din e pa iman. Dy miliard investim që i bën ai që vjen, juve thoni kujt do t’ia jepni. Po ju nuk keni faj sepse jeni mësuar të merrni para cash edhe nga armiqtë ë këtij vendi për të rrëzuar qeverinë. E qeshura e madhe e marrëzisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qeveria e kishte bërë gati aktin mjekësor, për të justifikuar një agjent të policisë kriminale

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se e kishte bërë gati aktin mjekësor për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published.