Kaliningradi: Tensione të reja dhe të vjetra në Balltik

Territor tashmë autentikisht rus, i krijuar duke u nisur nga një tabula rasa etnike dhe historike me përjashtimin e gjermanëve të Prusisë Lindore më 1945, rajoni aktual i federuar ka rrënjë të shumëfishta që e kanë thellësinë dhe në historinë e perandorisë cariste, të Lituanisë, të Polonisë dhe të Bjellorusisë.

Kaliningradi (ish Königsberg) nuk është ripopulluar për herën e parë më 1945: ajo kishte qenë duke filluar nga shekulli i XIII nga gjermanët në kurriz të balltikëve paganë të Borussia. Në përfundim të konfliktit të dytë botëror supremacia kolonizuese dhe universaliste teutone thjesht ja ka lënë hapësirën një tjetre, asaj të Bashkimit Sovjetik, i të cilit sot Rusia i është trashëgimtare e drejtpërdrejtë. Rajoni i Kaliningradit përbën objektin e rivendikimeve territoriale pakashumë të deklaruara të të gjithë fqinjëve, vëllezër ish pronarë të tij: Lituanisë, Polonisë, Gjermanisë, Bjellorusisë. Lidhur me këtë duhet vërejtur deri interesi i Kinës në kontekstin e degëzimeve të Rrugës së Mëndafshit të saj. Si të thuash se kjo tokë ngjall në Balltik, më shumë se kudo tjetër, kujtime dhe tundime rrënjosjeje ndërkombëtare apo perandorake. Në kohën e tij, balltike, gjermanike, sllave dhe sovjetike, Kaliningradi përbën një linjë të veçantë ndarjeje të Europës ku luhet rezultati i përplasjes së madhe atlantiko – euraziatike.

Oqeani, fitorja dhe Romanovët

Kaliningradi ka lindur sepse Bashkimi Sovjetik dëshironte gjithmonë të siguronte në Balltik një port sa më në perëndim të ishte e mundur për të arritur lehtësisht ngushticat daneze dhe, për pasojë, oqeanet. Qëllimi ishte strategjik, por jo ekskluzivisht ushtarak. Faktikisht, ka qenë peshkimi industrial i kryer në Atlantidhe më tej motori i zhvillimit të ri socioekonomik dhe shkencor i një rajoni të shkatërruar totalisht nga lufta. Për një kohë të gjatë  Kaliningradi ka qenë një port i madh sovjetik botëror, roli i të cilit është zvogëluar vetëm me perestrojkën. Ky dimension perëndimoro – rus i Kaliningradit është themelor. Etnikisht rus, por i ndërtuar në ish Prusinë gjermanike, qyteti është pjesë e një tërësie rajonesh ruse të orientuara drejt Europës, bashkë me Shën Petërsburgun dhe Ingrian, Pskovin dhe Smolenskun. Ajo që ne e quajmë “Europë ruse” luan një rol të rëndësishëm në pozicionimin gjeopolitik të Federatës, që duket gjithmonë e orientuar sidomos drejt perëndimit, të paktën kulturalisht. Gjeohistorikisht një copë e Europës Qendrore, Kaliningradi e tërheq Rusinë dhe i është përfundimisht një spirancë, duke i shtuar një dimension gjerman që ka qenë shumë shpesh në drejtimin e shtetit rus duke filluar nga Pjetri i I i Madh (1672 – 1725). Emmanuel Kant (1724 – 1804), filozofi nga Königsberg, përfaqëson simbolin e rivendikuar të kësaj lidhjeje me Europën. Megjithatë, është me këtë të kaluar që Rusia aktuale, politikisht shumë shën petërsburgase, rinovohet në drejtimin rus në kurriz të trashëgimisë kontradiktore sovjetiko – komuniste.

Kaliningradi është edhe një vend i kujtesës ruse. Në radhë të parë është simboli territorial i fitores ndaj Rajhut të Tretë: Bashkimi Sovjetik donte ta ankoronte avancimin e tij në territorin armik dhe kjo në emër të një koalicioni të të gjithë sllavëve (rusë, polakë dhe çekë) kundër pangjermanizmit. Nga 1991, vetëm ky rajon, me një copë të vogël të Karelisë dhe Ishujve Kurile, kujton se Rusia ka triumfuar ndaj Boshtit. Një aspekt jo pak i rëndësishëm, duke qenë se fitorja e 1945 përbën një prej kujtimeve të rralla që mbledhin konsensus të madh në shoqërinë ruse. Më 9 maj është festa kryesore kombëtare dhe Kaliningradi i përfaqëson mishërimin gjeografik. Kjo tokë është direkt e lidhur me ripërcaktimin e identitetit rus dhe prestigjin e saj të trashëgimuar nga Bashkimi Sovjetik, si edhe në ambiciet e tij europiane dhe botërore. Nga këtu dhe në mënyrë reciproke një zemërim i vërtetë mediatik atlantist kundër rajonit nga 1991, por nëpërmjet Kaliningradit gjendet në Rusi kujtimi i fitores së Gumbinnen (shtator 1914) dhe ndoshta sidomos ajo e betejave napoleoniane (Eylau, Friedland në 1807) që janë pjesë e letrësisë së Lev Tolstoj, që çdo rus e njeh.

Ky dimension historik i kujton edhe shtetit që Prusia lindore e qendro – veriut nuk është bërë ruse për herën e parë në 1945: ajo ishte pushtuar dhe tashmë e aneksuar zyrtarisht (1759 më 1762) nga perandoria e carëve gjatë luftës së 7 Viteve dhe e braktisur në këmbim të aleancave. Më parë akoma, Prusia Lindore duket se ka qenë djepi i Romanovëve: një princ balltik pagan i Prusisë (Borussia) e shekullit të XIII, Mikhail Glanda Kambila nga Divon (i lindur në 1280) i gjuajtur nga teutonët (pra jo me origjinë ruse) rezulton pararendësi i parë i bojardëve moskovitë, që janë ngjitur në fronin rus në 1610, nën mbiemrin Romanov. Leibnitz nuk hezitonte të thoshte se Pjetri i I i Madh dhe Prusia “ishte feud i trashëguar i tij”. Efektivisht, Romanovët e fundit janë kanonizuar nga kisha ortodokse ruse në 2000, duke u bërë një referim historik i përdorur nga Kremlini alternativ ndaj komunizmit. Në mënyrë indirekte, por historikisht të provuar, Prusia Lindore ruse ruan ndonjë gjë të thellë të përbashkët me zemrën e Rusisë aktuale: Europa ruse si Shën Petërsburgu tepër perëndimor, origjinë e një dinastie të shenjtëruar dhe të identifikuar me popullin rus në tërësinë e tij.

Lituania dhe Lituania e vogël

Lituania (pavarësisht dëshirës së saj) ka qenë pjesë e perandorisë së Rusisë, pra e Bashkimit Sovjetik, bashkë me Rusinë. Pavarësisht ose për shkak të përbashkësisë së fatit historik, Lituania ushqen ende sot rivendikime territoriale mbi rajonin e Kaliningradit, që sot dhe në mënyrë të detyruar përbën një entitet monoetnik rus. Këto rivendikime janë të lashta dhe i vënë në vështirësi lituanët të konceptojnë limitet, fluide dhe të gjera, të territorit dhe të etnisë së cilës i referohen. Në shekullin e XIII, në kohën e pushtimit teuton dhe të princit të Prusisë Kambila, Lituania shërben si vendstrehim për paganët balltikë nga murgjërit kalorës. Duket se Prusia Lindore, në epokën balltike e quajtur Borussia apo Prutenia, ka ushtruar një supremaci fetare pagane ndaj lituanët që qysh atëhere kanë pushuar së rivendikuari deri në fundin e Rendit Teuton më 1525.

Ngrehina etnogjuhësore e Lituanisë në fundin e shekullit të XIX i ka rindezur rivendikime të tilla. Nacionalistët lituanë formulojnë identitetin e tyre kombëtar mbi bazën e një gjuhe të kodifikuar brenda kufijve prusiano – lituanë në shekullin e XIV nga pastorët lituanë. Bëhet fjalë për një gjuhë të ndërmjetme midis dialektit lituan dhe asaj që ruan prestigjin e të shkruarit. Ajo furnizon qasjen për një rivendikim mbi të gjithë Prusinë Linore, tashmë me gjuhë balltike, dhe sidomos mbi të gjitha territoret në veri të lumit Pregel, e mbiquajtur Lituania e Vogël. Nga 1919 ky rivendikim avancohet në kurriz të Rajhut të Dytë të mundur, me aneksimin e rajonit të Klaipeda (Memel) më 1923.

Por mbetet ende mesi jugor, midis Niemen dhe Pregel, që mbetet gjerman. Gjatë epokës sovjetike, ky problem paraqitet disa herë nga komunistët lituanë, por pa sukses. Duke filluar nga 1991 deputetët nacionalistë, diplomatët dhe kreu i shtetit Vytautas Landsbergis, i bëhen promotorë, pavarësisht njohjes së kufijve ruso – lituane, të ratifikuara reciprokisht në 1997. Ky rivendikim përkthehet simbolikisht me emrin që këta nacionalistë ia atribuojnë Kaliningradit: “Rajon Karaliaucius”, version i lituanizuar nga emrin gjerman Königsberg. Një mënyrë si një tjetër për të refuzuar njohjen e faktit që rajoni është ripopulluar tërësisht.

Nga 2016 asistohet në paroksizmin e rivendikimeve lituane. Ato kanë të bëjnë tani me të gjithë kompleksin e federuar të Kaliningradit dhe në një aspekt të tillë, disa zëdhënës të NATO, sidomos polakë, e kanë mbështetur zyrtarisht, por këto rivendikime e kanë një bazë? Në kohë paqeje ato mbesin pezull në nivel të ëndrrës ultranacionaliste. Kapacitetet e aksionit politik lituan janë shumë të dobëta, edhe me kufijtë e tij imediatë. Megjithatë, në kontekstin e një lufte NATO – Rusi, Lituania do të rezultonte e para e interesuar dhe, duke mbajtur parasysh mbështetjen që ka mundur të marrë nga vende të ndryshme të kësaj aleance, mund të sigurojë avantazhe. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh për një situatë “de facto”, domethënë për milionin e rusëve që banon territorin në fjalë. Efektivisht, për shtetin lituan, këta rusë janë “pushtues” dhe, për pasojë, për t’u “përzënë”. Në këtë pikë, Lituania do të transformohej në rikolonizuese të tokave të vëllezërve të tij të lashtë të Borussia.

Polonia: midis kthimit ekonomik dhe rolit historik

Ashtu si Lituania, interesi specifik i Polonisë për Prusinë Lindore është shumë i lashtë. Është pikërisht një polak, Duka Korrad i I i Masovia apo Konrad Mazowiecki (1187 – 1247), që thërret teutonët për të nënshtruar balltikët paganë të Borussia. Teutonët pushtojnë thelbin e Borussia, por bëhen të pavarur; qysh atëhere Polonia nuk resht së kujtuari të drejtat e saj mbi të gjithë Prusinë Lindore, deri sa t’i sigurojë sovranitetin indirekt (1525) mbi territorin. Është në një kontekst të tillë që mbreti i Polonisë, Sigizmund Jagelloni (1520 – 1572), krijon një dukat të Prusisë të përqëndruar mbi një territor të barabartë me rreth atë përfaqësuar nga rajoni i Kaliningradit dhe ruan të drejtën që të revokojë dukën gjermanik. Ja pse Polonia do të refuzojë kategorikisht ta njohë mbretërinë e Prusisë së Hohenzollern deri në ndarjen vdekjeprurëse të Polonisë: i vetmi mbret i Prusisë nuk mund të jetë veçse ai i Polonisë. Në 1918, me të fituar pavarësinë, polakët rivendikojnë një copë të Prusisë Lindore, por jo Kaliningradin aktual. Do të jetë vetëm në 1944 – 1945, në kuadër të negociatave ndërkombëtare për kufijtë e Polonisë, që do ta rivendikojë të gjithë  Kaliningradin aktual, si shpërblim për humbjet e pësuara në lindje. Më tej, polakët tërhiqen për territoret në lug të lumit Pregel. Së fundi, ata e braktisin çështjen nën presionin e Bashkimit Sovjetik.

Duke filluar nga 1989 hapja e kufijve favorizon një influencë të fortë ekonomike dhe gjuhësore polake mbi të gjithë gjysmën jugore të rajonit rus, përfshi qytetin e Kaliningradit. Efektivisht është sidomos nga Polonia që vijnë importet. Ky integrim progresiv në ekonomike polake është, nga ana tjetër, reciprok: rajonet e Prusisë polake janë edhe ata të varur nga tregëtia me Kaliningradit. Interesat polake rezultojnë mjaft të rëndësishme pasi mund të ripropozojë çështjen e rivendikimeve të mundshme, që do të rigjuanin atë të 1944 e të shekullit të XVII. Shoqata politike minoritare i kanë formuluar gjatë viteve ‘90; sot duken shumë më të forta në një Polonie që shikohet si një xhandar i Europës Qendrolindore, por atë nuk janë të ripropozuar në mënyrë zyrtare dhe Polonia ka mbështetur ato të Lituanisë në 2016. Faktikisht, midis të gjithë aktorëve të implikuar, Polonia është ajo që ka më shumë për të humbur, pasi duke rihapur çështjen e kufijve të lashta gjermane rrezikon që të dënohet të humbasë gjysmën veriperëndimore të territorit të saj, të fituara nga Gjermania në 1945.

Gjermania: një dyfishtësi politke dhe kulturore

Edhe Gjermania zë një rol në çështjen e Prusisë Lindore. Të kuptohemi, i gjithë territori i Kaliningradit i ka përkitur nga 1255 në 1945, veç të tjerash, me një rol të veçantë; pikërisht në këtë territor gjendej zemra simbolike e shtetit dhe dinastisë prusiane të Hohenzollern, që kurorëzonin mbretër dhe i varrosnin në Königsberg – Kaliningrad. 2 milion prusianët e përzënë në 1945 dhe të strehuar në Republikën Federale i kanë shtuar një domethënie më shumë këtij simboli të rëndësishëm real dhe kombëtar: Prusia Lindore, martire e luftës me spostime vdekjeprurëse të saj. Është në këtë kontekst që deri në 1990 Prusia Lindore si të gjitha territoret në lindje të Oder-Neisse shfaqen në të gjitha atlaset e Republikës Federale si “territore gjermane nën pushtim”. Traktati mbi kufijtë i 1990 i jep fund kësaj paqartësie, por nga 1985 landet lëshohen në një politikë ambicioze kulturore në drejtim të domeneve të lashta gjermane. Duke filluar nga 2000, kjo politikë çon në një rekuperim të prestigjit të pasurisë rajonale. Agjentët gjermanë financojnë restaurimin e ndërtesave, rizbulimin e letërsisë, historisë dhe gjermanëve të mëdhenj të rajonit.

Në Kaliningrad rezultati përfaqësohet nga një rikompozim identitar që e bën grupin e ri rajonalist rus si bartës të trashëgimisë prusiano – gjermane. Këta rusë janë rrallë gjermanishtfolës, por në aspektin kulturor janë dhe këmbëngulin mbi specificitetin e tyre kulturor apo mbi cilësinë e tyre të sub-ethnos. Vetë ky fenomen i rigjermanizimit të vetëdijes është nga ana tjetër i vërejtshëm në Silezi, Pomerani dhe Prusinë polake. Në të njëjtën kohë, Republika Federale ka mbajtur një rezervë shembullore lidhur me çështjen: nuk ekziston asnjë rivendikim nga ana e saj. Por aktivizmi intensiv i landeve që e përbëjnë nganjëherë mund të bëjë të mendohet e kundërta dhe, sidomos, një politikë kaq efikase nuk kamë nevojë për rivendikime: janë të njëjtit lokalë, për sa janë të gjithë rusë, që tentojnë të rivendikohen në botën gjermanike dhe mundet, në momentin e duhur, të kërkojnë që të hyjnë.

Në 2016 ndryshon situata. Me rritjen e tensioneve Rusi – NATO, misione ushtarake atlantike dërgohen në vendet balltike dhe ai në Lituani komandohet nga një oficer i Republikës Federale. Fakt që papritmas i vendos ushtarakët gjermanë në kufirin e Prusisë Lindore. Kalimi nga një marrëdhënie kulturore e privilegjuar dhe e brendshme në një marrëdhënie të militarizuar të jashtme me Kaliningradin rievokon spektrin e një rianeksimi, më pak të largët nga sa mund të dukej më 2010. Efektivisht, prania ekonomike dhe politike gjermane rezulton shumë e fortë, si edhe në Prusinë polake dhe në vetë Lituaninë. Ky rrethim gjerman de facto i Kaliningradit të bën të reflektosh, edhe pse vetëm një luftë paneuropiane mund ta shtyjë Republikën Federale të shkojë më larg në rigjermanizim.

Bjellorusia: trashëgimtari tjetër i Bashkimit Sovjetik dhe i Borussia

Bjellorusia harrohet sistematikisht kur flitet për Kaliningradin. Gabimisht, pasi bëhet fjalë për një aktor të rëndësishëm dhe shumë të implikuar në krijimin e tij. Nacionalistët bjellorusë vlerësojnë se Kaliningradi ka qenë me shumicë bjellorus në vitet e para të pasluftës sovjetike. Sido që të jetë, Bjellorusia ka një histori të përbashkët me Prusinë Lindore: Bjellorusia zë territorin e Dukatit të Madh të Lituanisë. Më thellë akoma, Borussia e vjetër pagane sthrihej edhe në veriperëndimin bjellorus (Rutenia e zezë). Në një kontekst të tillë, edhe Bjellorusia, njëlloj me Lituaninë, mund të konsiderohet një prej trashëgimtarëve të kësak Borussia, por Bjellorusia nuk e mohon të kaluarën e saj sovjetike dhe kështu që akumulon edhe këtë aspekt në garën e saj për Kaliningradin.

Efektivisht ky rajon rus ka një interes themelor për Bjellorusinë: përfaqëson daljen detare më të afërt; nga ana tjetër, është nëpërmjet Prusisë Lindore që kalonte historikisht tregëtia bjelloruse. Vetë presidenti Aleksandr Lukashenko ka mbajtur një qëndrim ambig ndaj rajonit duke filluar nga vitet 2000, duke manifestuar një interes specifik për tokat bujqësore. Sigurisht, Bjellorusia nuk është e gatshme ta diskutojë Kaliningradin me Rusinë, por nuk mund të çinteresohen në listën e pretenduesve në rastin e një tërheqjeje ruse (shumë e pangjarë), sidomos sepse bëhet fjalë për një nyje të detyruar për komunikimet tokësore Moskë – Kaliningrad dhe, potencialisht, Pekin – Kaliningrad. Efektivisht, në 2020 është shpallur unioni i detyruar i Rusisë dhe nga Bjellorusia, që mund të kapë në fitimin e saj një rajon për të cilin ajo, për gjeografinë e saj, ka një nevojë reale. Mbetet për t’u njohur se çfarë do të përfaqësojë ky union kaq i uruar, por edhe aq i rrezikshëm, duke filluar nga shpallja e zhurmshme e saj më 1999.

Kaliningradi: një dalje për Rrugën e Mëndafshit?

Më 2017, në kontekstin e tensioneve NATO – Rusi dhe për herë të parë në histori, anije lufte kineze kanë lundruar në afërsi të Kaliningradit, duke demonstruar një interes për rajonin. Duke e ditur se Rruga e Mëndafshit kalon nëpër Bjellorusi dhe se përfundon qysh në Poloni, një prani kineze në Kaliningrad nuk do të ishte kaq surprizuese shpejt. Ky interes është demonstrimi flagrant i sa vlera e atribuar Kaliningradit i tejkalon kufijtë e rajonit të vogël rus dhe sa tensionet që progresivisht po akumulohen nga çdo anë mund të bëhen shpërthyese. Si në kohën e saj Prusia Lindore, Kaliningradi mbetet një front strategjik kulturor midis botëve të Perëndimit (kristiane katolike, Rajheve, BE – NATO) dhe të Lindjes (pagane, ruse ortodokse, perandori mongole islamike, pra Eurazi kino – ruse).

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Rimendimi europianolindor i Macron

Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj po e detyrojnë presidentin e sapozgjedhur francez, Emmanuel …

Leave a Reply

Your email address will not be published.