Rama ironi me flamurin e NATO-s: Këtë nuk e kuptova pse është këtu?!

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ironizonte praninë e flamurit të NATO-s, (Aleanca e Atlantikut të Veriut) në konferencën jubilare në Kongresin e 50-të të Drejtshkrimit. Në fjalën e tij, i ftuar në këtë konferencë, Rama tha se, arrin të kuptojë praninë flamurit të BE, por jo atë të NATO. Flamuri i NATO, ndodhej mes atij të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s?

Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i gërmës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane. Por, e para ka kaluar më butë se sa procese të tjera njehsimi gjuhësh të tjera evropiane dhe dyta është nga të paktët procese që në historinë tonë na njehson për nga struktura dhe për nga metoda me vendet e tjera evropiane. Kjo i detyrohet dhe një fati që e kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin, që edhe kur e patëm nuk e patëm me mundësi dhe mjete të konsiderueshme, fati ynë ka qenë mendja e ndritur dhe talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.