Rruga Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestë para Ministrisë: Dëmshpërblim me çmimin e tregut

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e sotëm. Këtë herë ata u mblodhën para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët e Bërxullës thonë se, punimet kanë filluar pa afishuar projektin për ndërtimin e kësaj rruge nga një firmë fantazëm. Sipas tyre, çmimi i ofruar është 4000 lakë m2, ndërsa banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre.

“Ku është shteti këtu. I bëj ministrit Çuçi që nuk ndërhyn. Na përdorin mish për top. Me këto mënyra politikanët do e vdesëin Shqipërisë. Çfarë zhvillimi do të ketë rruga kur nuk asnjë lloj projekti. Jemi si copa mishi që mund ti votojmë sa herë duan. Kemi 35 ditë që bëjmë protestë dhe shteti nuk merr mundimin të vogël që të vijë të na e shpjegojë. Unë e kam me paligjshmërinë që bën shteti ynë. Ku u bazua për cmimin e referencës”, tha banori.

Banorët kanë kërkuar dhe më herët një takim me kryeministrin, por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje nga ai. Ata protestojnë prej ditësh madje kanë paralajmëruar dhe bllokimin e rrugës nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.

About Redaksia

Check Also

SHISH përgjoi blerjen e votave në Kukës me tenderat fiktiv të OSHEE, Rama…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik, duke lëshuar akuza për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *