Buxheti 2023/ Boçi: Udhëtimet e Ramës janë sa investimet për kërkim shkencor

Nënkryetari i PD, deputeti Luçiano Boçi deklaroi sot se maxhoranca vjedh paratë e qytetarëve, pasi nuk ua kthejnë në shëbime. Ai theksoi se, buxhetimi i arsimit është më i ulëti dhe paratë ikin në drejtim të paditur.

“Vazhduat me këtë rutinën tuaj dy ditore për buxhetin. Duket këtu sikur janë dy palë, njëra që e lavdëron buxhetin që jeni ju qeveria, kemi dhe palën tjetër që nuk e do buxhetin. Opozita, por në fakt opozita ka të drejt sepse buxheti nuk është siç dihet. Deputetet tuaj kanë vetëm një detyrë të ngrenë kartonat jeshilë. Ju buxhetin e shihni si bankomat, ku fusni kartat tuaja dhe më pas shkoni me pushime, për tendera sekretë, shkoni në ishuj. Ju përdorni në fakt paratë e palës së tretë, pala e vërtetë njerëzit.

Ju i vidhni ata, sepse nuk ua ktheni më paratë në shërbime. Keni 10 vite po të njëjtat fjalë, buxheti më i madh, pagat më të larta, rilindja e para. Ju vini këtu me pompozitet, se buxheti është po i njëjti, pagat janë po të njëjtat. Buxhetimi i arsimit është më i ulëti, buxhetimi i arsimit është në vend. Paratë tuaja ikin në drejtim të paditur. Ku e keni bujqësinë ju se shumë mirë Braçe do e ngrejë shqetësimin e ullirit.

Duke iu referuar të vërtetave te ai buxheti me fjalët e ndryshuara nga ju, çfarë nuk keni premtuar ju aty. Unë po kam vetëm për një aspekt, investimi i mbrojtjes kibernetike. Kam marrë fjalimin tim vjet ku kam thënë se investimet për kërkim shkencor janë sa udhëtimet me charter të Ramës. Dhe aq ishin vërtetë”, deklaroi Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Shqiptarët në Milano i çojnë një mesazh Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një video nga festa e shqiptarëve në Milano …

Leave a Reply

Your email address will not be published.