Diaspora në protestën e 12 nëntorit në Tiranë, Hoxha: Shqipëria ju thërret!

Deklaratë e Sekretariarit për Diasporën në PD, Indrit Hoxha

Së pari, dua të them se jam i nderuar për besimin e dhënë nga demokratët për të drejtuar Sekretariatin e Diasporës në Partinë Demokratike.

Jam i privilegjeuar të punoj dhe të bashkëpunoj, të marr ide dhe të këmbej përvoja me shqiptarët e Diasporës që nëpërmjet punës së ndershme, e bëjnë me nder atdheun e tyre.

Diaspora, që nga koha e Konicës dhe Nolit mbetet një frymëzim dhe shtysë për atdheun mëmë, një motorr idesh dhe pasqyrë ku Shqipëria sheh veten.

Kohët e tharrasin sërish shqiptarin e Diasporës që të frymëzojë, të ndihmojë, të jetë në krah të vendit të të parëve.

Me këtë thirrje ju drejtohem sot shqiptarëve kudo janë: në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjermani, Kanada, Zvicër, Austri, Francë dhe deri në Australinë e largët.

Protesta e 12 nëntorit është një përpjekje për t’i dalë zot Shqipërisë, atdheut tonë të përbashkët të ngecur në darët e një pushteti që e sheh shtetin dhe arkën e tij si plaçkë për t’u grabitur, pasi janë vjedhur zgjedhjet dhe manipuluar vullneti i lirë i shqiptarëve.

Suksesi i qeverisë Rama ka qenë i qartë në mbrapshtinë e tij: e ka degraduar Shqipërinë në gradën më të ulët: në 7 vjet, 750 mijë bashkëkombas kanë marrë rrugët e botës.

Partia Demokratike i ka të qarta rekordet e saj. Vetëm në periudhën 2009-2013 janë kthyer në vend 134 mijë shqiptarë të Diasporës.

Dua t’ju bëj thirrje sot nga kjo foltore t’i bashkoheni protestës së 12 nëntorit.

Nëse qëlloni në Shqipëri apo nëse jeni afër, dhe i keni mundësitë ekonomike të vini.

Nëse jo merrini në telefon të afërmit tuaj, ftojini të na bashkohen të shtunën!

Ne e duam Diasporën, por kur ajo bëhet më e madhe se vendi amë, ai vend është në rrezikun e zhdukjes.

Pa Shqipërinë dhe njerëzit e saj, ne bëhemi një komb i shpërngulur, endacak, i pakrye.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka besim të plotë se angazhimi i diasporës në ringjalljen e frymës opozitare dhe shpëtimin e demokracisë së saj është një gur themeli për Shqipërinë dhe ka një rol themelor për të ardhmen.

Shqipëria ju thërret.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply