Spahia: Në 12 Nëntor, Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh!

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e grupseksioneve të PD Shkodër ku u diskutuan detajet e fundit të organizimit për protestën kombëtare. Spahia thotë se, qytetarët po i përgjigjen masivisht ftesës për të qënë të gjithë të bashkuar në sheshin përpara kryeministrisë, ditën e shtunë ora 16.00.

Postimi

“Shqipëria në rrezik, protesto t’i dalim Zot bashkë” është sllogani i protestës kundër keqqeverisjes, abuzimit me pasurinë publike, korrupsionit dhe krimit të bërë një me shtetin.

Me kryetarët e grupseksioneve të PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit për protestën kombëtare. Qytetarët po i përgjigjen masivisht ftesës për të qënë të gjithë të bashkuar në sheshin përpara kryeministrisë, ditën e shtunë ora 16.00.

Eja edhe ti, protesto për të ardhmen, për fëmijët e tu dhe vendin pasi e nesërmja mund të jetë vonë!

About Redaksia

Check Also

Gjermania deklaron dy kushtet e panegociueshme për Ramën

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta …

Leave a Reply