PD me “fytyrën” nga Europa e Perëndimi, Shehu pritet në takim nga kryetari i CDU

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në vizitën dyditore në Berlin ka takuar kryetarin e CDU-së Friedrich Merz, Nuncin Apostolik ne Berlin, Imzot Nicola Eterovic dhe Ministren e Arsimit e Kerkimit Shkencor Bettina-Stark Watzinger. Në këto takime u theksua forcimi i bashkëpunimit mes PD dhe CDU si dhe qëndrimin se PD mbeështet vetëm procesin e Berlinit dhe nismat europiane dhe është kundër çdo projekti tjetër perçarës e destabilizues.

Berlin

PD, me “fytyren” nga Europa e Perendimi, perkrah vetem Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbeshtetesen e madhe.

Mbreme kisha nje takim shume te rendesishem me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani me influent i te djathtes ne Europen e Bashkuar.
U zhvillua nje bisede miqesore, ku se pari i percolla pershendetjet e falenderimet e Kryetarit Berisha dhe te PD per interesin e rolin thelbesor te Gjermanise, CDU e atij personalisht ndaj Shqiperise e Rajonit.

Me tej e informova per zhvillimet ne vendin tone e ne Rajon, per problemet, rreziqet e sfidat me te cilat po ballafaqohemi.

Duke i kerkuar mbeshtetjen e CDU ne perpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit te saj e Gjermanise aty, qofte me Procesin e Berlinit, qofte dhe me inisiativa te tjera.

E sigurova se PD mbeshtet vetem Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundervihet me force atyre, qe fryne ere per nga Lindja, si dhe cdo projekti tjeter percares e destabilizues.

Ne bashkebisedim u theksua vullneti i pa lekundur i PD per te qene nje faktor vendimtar ne Shqiperi e i rendesishem ne Rajon, ne mbeshtetje te te gjithe proceseve, qe forcojne stabilitetin e paqen, duke shtyre ne rrugen e integrimit.

I kerkova Kryetarit Merz qe gjithashtu te forcohet bashkepunimi nder partiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkrete te ketij procesi.

Gjeta mirekuptimin e tij, si dhe vullnetin per takime te tjera direkte midis dy forcave tona politike.

Ky ritakim me Z. Merz permbylli ciklin dy ditor te takimeve te mia ne Berlin.

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply