Berisha: Protesta e 12 nëntorit, nisja e një sezoni të vështirë për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një lidhje në emisionin “Opinion” foli për protestën e opozitës të shtunën e 12 Nëntorit. Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa tha se, Rama është Kryeministri i drogës dhe krimit. I pyetur për raportin me PL, Berisha tha se, do të jenë të pranishëm dhe do t’i adresohen popullit opozitar.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A rrezikon kjo protestë të jetë një bast i rrezikshëm, që nëse do jetë më e vogël se ajo e 7 Korrikut dëmton strategjinë tuaj?

Berisha: Asnjë bast dhe asnjë rrezik. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të grijë nga themelet një regjim të bazuar në drogën dhe krimin.

Fevziu: Nëse nuk ndodh kthehet në boomerang…

Berisha: Zoti Fevziu, një vend me liri fiktive që ka zbritur 4 vende më poshtë për lirinë dhe të drejtat e njeriut, është një vend që duhet të ngrihet në revoltë për të gjetur rrugën e zgjedhjeve të lira.

Fevziu: A do të jetë Partia e Lirisë?

Berisha: Për protestën është bërë takim paraprak me kryetarin e PL dhe shoqërinë civile dhe të gjitha këto do të jenë të pranishëm, do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër, i cili bën gjithçka për të fshehur aferat e tij, i cili flet në parlament me gjuhën e një ordineri të shpërfytyruar për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga ligji i portit të Durrësit ku është aksioner, të paktën 20-30%.

About Redaksia

Check Also

Zhupa takon fermerët në Konispol: Bashkia na ka braktisur! Na mashtrojnë vetëm për vota

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në takimin me fermerët në Konispol u njoh me …

Leave a Reply

Your email address will not be published.