Takimi me Macron, Osmani tregon se çfarë kanë diskutuar me presidentin francez

Presidenti Vjosa Osmani ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë takuar presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan Syri.net Kosova.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Kryeministrin Kurti, u pritëm nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për të diskutuar partneritetin në mes të dy shteteve tona, dinamizimin e dialogut me Serbinë, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

“Shprehëm përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”, ka shtuar presidentja.

Osmani ka treguar se kanë diskutuar edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri.

“Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtar, për paqe, stabilitet dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”, theksohet në reagimin e presidentes Osmani.

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply