Paloka i përgjigjet PS: Më bëni testin! Rama s’futet në Kuvend pa i thithur ca viza kokaine

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i quan akuzat e ngritura ndaj tij ‘histori’ me të dehur të krijuar nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social, Paloka kërkon që t’i bëhet testi për të zbuluar nëse ishte apo jo i dehur në seancë. Po ashtu, ai shton se kryeministri Edi Rama shkon në seancë i droguar e për këtë duhet që dhe ai të kryejë testin e drogës.

Reagimi

E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance . Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe : -Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.
Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…
Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!
Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ? Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!

Reagimi i Palokës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar atë dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ai akuzohet nga Partia Socialiste, se ishte i alkoolizuar në seancë, përdori fjalë fyese dhe kreu veprime të pahijshme. Të gjitha këto, sipas PS-së, u kryen në momentin që do votohej buxheti i vitit 2023. Kryeministri Edi Rama, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtimin e dy deputetëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.