Berisha: Protesta do të zgjasë sa të dojë populli! Policia të mos bëhet mercenare e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Ai i bëri thirrje policisë që të mos bëhet mercenare e Edi Ramës.
“Policia në interesin e saj më të mirë është të mos bëhet mercenare e Edi Ramës.
Këtë i them policisë unë.
Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit.
Mjerë ai që i prek.
Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar.
Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply