Berisha: Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në konferencën e përjavshme për shtyp se, qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës

“Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër.

Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.

Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë.

Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona.

Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit.

Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.