Mega-afera e Portit të Durrësit/ Berisha: 60 përqind të aksioneve i ka Rama dhe Olsi

Kryetari I PD, Sali Berisha foli sërish sot për mega-aferën e Portit të Durrësit. Berisha tha se, 60 përqind të aksioneve i ka Rama dhe Olsi Rama.

Vetëm trualli, tokë publike e portit, kushton 3 miliardë euro. Vetëm ndërtimi i Dubait të Shqipërisë, kushton 3 ose katër miliardë euro.

Të gjitha këto nga një kompani ku 60 përqind të tyre nuk dihet se kujt janë, se janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.

Edi Rama nuk do kishte mundur kurrë të fshihte 60 përqind të një kompanie miliardash po të mos ishte personalisht e tij.

Në këtë mega-aferë, Edi Rama i ka dhënë vetes, statusin e investitorit strategjik. I përjashtuar nga TVSH dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-afera, Rama ka përjashtuar veten dhe vëllezërit Kariç nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera.

Me këtë mega-aferë, Rama ka përdorur skemë identike me Lukashenkon e Minskut dhe vëllezërit Kariç.

Me këtë mega-aferë, Rama ka shkelur nenet 70, 71 dhe 74 të MSA me Bashkimin Europian, që i imponojnë Shqipërisë, zbatimin e rregullave të konkurrencës, i imponojnë Shqipërisë, rregullat e transparencës së plotë.

Me këtë mega-aferë, Rama ka privuar Shqipërinë, por edhe BE-në dhe NATO nga porti mijëravjeçar. Komisioni i Transportit i BE e ka përcaktuar këtë port, si një nga dy portet strategjike në rajon.

Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë aferë. Zëro interes nga NATO. Sekretari i Përgjithshëm e kuptoi se bëhet fjalë për një kurth korruptim të një njeriu që vjedh vendin e tij.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita …

Leave a Reply