Plagosja e kryebashkiakut, Zëri i Amerikës: Në zgjedhjet e viti 2019 ishte i vetëm në garë

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u plagosën të premten paradite me thikë afër institucionit nga një person i cili u arrest menjëherë më pas nga policia. Sipas dëshmitarëve, Orges Xhelili, i cili kishte qenë punonjës i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë dhe ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, por dhe ai është qëlluar po ashtu dy herë me thikë nga Xhelili.

Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e Lushnjës dhe i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjikale. Në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të spitalit, mësohet se kryetari i bashkisë Kokoneshi si pasojë e goditjeve në pjesën e shpatullës ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marë goditje në bark, ka dëmtime në stomak dhe është në gjendje më të rëndë.

Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore./VOA

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply