Rrëzohet tenderi me ofertën më të ulët për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi nuk ka shpallur fituese ofertën më të mirë, prej 1,9 miliardë lekësh, ose 16,3 milion euro dhënë nga bashkimi i operatorëve 4 A-M &  G.P.G. COMPANY, ndërkohë ia kaluar tenderin ofertës prej 2,1 miliardë lekësh ose 18,6 milionë euro të paraqitur nga kompania Alb-Bulding, ndërsa në garë kanë marrë pjesë edhe operatorë të tjerë të cilët kanë pasur oferta më të larta.

Diferenca mes dy ofertave të para është plot 2,3 milionë euro, por një fakt i tillë nuk i ka bërë përshtypje Autoritetit Rrugor Shqiptar që me një të rënë të lapsit skualifikon ofertën më të mirë me justifikime nga më të ndryshmet.

Vlen të theksohet se në punët publike çmimi më i mirë është kriteri kryesor për të shpallur fituesin. Tenderi në fjalë i hapur në shtator pati ndezur polemika të shumta në publik për shkak të fondit të majmë prej 21,4 milion euro të akorduar nga ARRSH për zgjerimin e 5 kilometrave të parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë.

Shuma marramendëse për një projekt të tillë po shpenzohet në një kohë krize, dhe kur financat publike janë nën presion nga frenimi i rritjes ekonomike.

Për tu nënvizuar është se i gjithë aksi Elbasan-Qafë ka një gjatësi prej rreth 54 kilometrash dhe nëse vazhdohet me këto kosto marramendëse 4,3 milion euro për km, zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milion euro.

About Redaksia

Check Also

Afera e Portit të Durrësit/ Aktivistët shqiptarë letër presidentes së KE

Aktivistet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo i kanë drejtuar një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.