Kompania e Portit të Durrësit u krijua në 2021, s’ka asnjë lidhje me Emaar, Shehaj nxjerr dokumentin

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shkruan në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama ka mashtruar shqiptarët për projektin e Portit të Durrësit.

Shehaj shprehet se Rama gënjen kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. Sipas deputetit demokrat, Agron Shehaj, kjo kompani nuk ka asnjë historik financiar dhe është krijuar në vitin 2021.

“Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. 

Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë”, shkruan Shehaj në rrjete sociale.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply