Studentët: Nesër në orën 16:00 në protestë para Kryeministrisë!

Protestës së nesërme në orën 16:00 para Kryeministrisë do t’i bashkohen edhe pedagogë e studentë pritet t’i bashkohen protestës së opozitës.

Të rinjtë kanë nisur nga puna dhe kanë nisur thirrjet në rrjetet sociale si metoda më e mirë për shpërndarjen e lajmit. Ata u kanë bërë thirrje miqve dhe shumë të tjerëve si ta për tu bashkuar në protestën të thirrur nga opozita, e cila dihet se kur nis por se kur mbaron kreu i demokratëve nuk ka dhënë detaje.

Studentët për reth dy muaj i kanë kërkuar qeverisë një mbështetje ekonomike me 100 euro për të përballuar kostot e larta të jetëses dhe çmimet e rritura. Ata organizuan dhe një peticion me rreth 5000 firma të dorëzuara në Kryeministri por përgjigjia ishte negative. Kjo mesa duket i ka shtyre studentët që të bashkohen me protestën e opozitës kundër qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Dalin mesazhet/ Tensione mes stafit të Ramës dhe deputetëve të PS

Një dokument i publikuar së fundmi, ku Edi Rama udhëzonte deputetët dhe partinë se si duhet të …

Leave a Reply