Berisha-partnerëve: Pa votën e lirë ky vend nuk do jetë kurrë stabël, çdo sakrificë për votën

Sali Berisha tha nga sheshi i protestës para Kryeministrisë se Shqipëria është kthyer sot në vend vasal vendimet e të cilës merren në Beograd apo Ankara.

Lideri i opozitës u zotua se Shqipëria nuk do të jetë më vend vasal. Ai tha se partnerët duhet ta kuptojnë se Shqipërisë i duhet një vend sovran dhe jo vasal i të tjerëve.

“Shqipëria sot është do të thosha, vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Por merren edhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin, me vëllezërit Kariç, merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do marrin fund.
Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë Të dashur matjanë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.