Thirrja e Budinës nga protesta: Mosbindje civile deri në fitore!

Regjisori Edmond Budina ishte i pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.
Ai tha para mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se kjo protestë ishte kundër mafias së pushtetit. Mes të tjerash ai pohoi se qytetarët duhet të protestojnë deri në mosbindje civile, që të arrihet fitore.

“Përshëndetje Shqipëria,

Përshëndetje të gjithë kombit shqiptar që jeni sot këtu. Përshëndetje popullit kundërshtues, popullit opozitar, këtij populli që e ka shembur frikën dhe sot si asnjëherë e ka mbushur këtë shesh.

Vëllezër,

Ne nuk jemi këtu thjesht për keqqeverisjen e këtij pushteti, por ne jemi këtu për të treguar forcën tonë kundër mafies në pushtet e cila e ka uzurpuar pushtetin dhe në kupolë të së cilës është mister charter 22 milionë. Është mister jahti 2 miliard, është mister inceneratori 420 milionë. Zotëria 420 milionë, prandaj ne jemi këtu që ta ndalojmë këtë mafie që është në pushtet, për t’i thënë atij se ai disa ditë më parë na tha që ne të gjithë që protestojmë jemi pa fe, pa atdhe, pa flamur. Sigurisht që ne nuk jemi si ai, sepse ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut dhe ne jemi kundër të gjitha këtyre.

Mos mendoni asnjëri se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli, mbase asnjëherë nuk kemi pasur prijës perfektë të zbritur nga qielli, por ne duhet të luftojmë të gjithë bashkë. Prandaj jemi këtu që t’u themi se ne luftën tonë do ta vazhdojmë deri në fund. Ata që thonë se duhet të presin një udhëheqës që të na zbresë nga qielli i shërben kësaj qeverie dhe duan të mbajnë në këmbë Edi Ramën dhe eskortën e tij. Ne jemi kundër dhe nuk do të pranojmë.

Ne jemi këtu për t’i thënë jo drogës, jo shpopullimit të atdheut, jo shpërbërjes kombëtare, jo varfërisë, jo shthurjes së këtij vendi, të rinisë që po degradon. Ne jemi këtu për t’i thënë jo drogës, ne jemi këtu për t’i thënë jo mafies deri në fund.

Unë personalisht ju ftoj që protestat tona të mos ndalen asnjëherë deri në fund me forcë, të mos shkulemi që këtu pa e shkulur mafien e pushtetit. Ne të luftojmë dhe të kemi një mosbindje civile deri në fitoren përfundimtare. Të gjithë së bashku kundër mafies.”, tha Budina.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.