Lubonja: Ne nuk jemi në demokraci, ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në News24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Ai u shpreh se ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore.

“Dhuna e fundit që është parë ka qenë ajo e 21 janarit. Pastaj politikanët tanë kërkojnë të jenë korrekt me europianët e bëjnë protesta ku fjala paqësore ka shumë rëndësi.
Protesta paqësore bëhen në demokraci, ne nuk jemi në demokraci.

Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore, veçse kur protestat vijnë nga poshtë lart dhe njerëzit nuk mbahen më. Edhe 21 janari ishte protestë e stisur, u ndërtua me idenë që populli nuk duron dot më edhe do digjet Kryeministria. Ishte inskenim e imitonte protestat e vendeve arabe.

Këta nuk kanë as fuqi ta bëjnë më ashtu. Si bretkosa që ja ngrohin ujin gradualisht e kur shkon uji 100 gradë ngordh. “Kur mbaron fjala gjykon palla”, thotë populli.

Një pjesë ama mendon pse Berisha i ’91 do dalë të protestojë. Kanë pasur rastin ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç premtuan sot. Kjo ndikon që nuk ka shumë ndjekje nga pjesa gri.Me arsye jam që qenit më të fundit të rrugës ja jap votën dhe Ramës nuk ja jap.

Besimi pastaj është tjetër gjë. Një gjë është arsyetimi politik. Më mirë 3 banda se një bandë se kur ngel një e vetme e merr Durrësin sikur e ka shtëpinë e vet sikur ja ka lënë nëna e babai.

Ne nuk jemi popull demokratik. Kur ishte koha e Berishës, kur edhe Berisha vidhte vota në ’96, ishte anglez e më tha nëse do na e bënin ne anglezëve këtë do digjej Londra.

E ke parë se si digjen komisariatet në SHBA kur vritet një zezak? Del ambasada e thotë protesta të paqta tek ne. Ka forma proteste që quhen mosbindje civile, e gjejnë ata si e bëjnë, ku shtrëngohet laku”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nderim Xherdan Shaqirit! Vuçiç dhe vasali i tij Rama në zi!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshëndetur dy futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri për golin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.