Mesazhi i protestës madhështore, paralajmërimi i fundit për Ramën dhe regjimin

Tirana njohu sonte një nga protesdtat më të mëdha të opozitës, një protestë që zgjati për afro 4 orë. Dhjetra mijëra protestues kanë shprehur vendosmërinë për një përballje të fortë me regjimin. Mesazhi ishte i qartë, ai i një paralajmërimi të fundit për regjimin për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Përballja ka nisur me këtë protestë madhështore, ndërsa është fillimi i një beteje politike në sheshe që nuk do të ndalet.

Kryedemokrati Sali Berisha nga protesta që po mbahet para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pohoi se shqiptarët do t’i presin shumë shpejt biletën Edi Ramës.

Berisha paralajmëroi Ramën që mos të prekë votën e lirë.

“Vjedhjen më të madhe, besimin, shpresën, për të mos thënë në një mënyrë tjetër, deri diku i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj ky miting madhështor, është sirena e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ja shkurtojmë ditët, t’i presim biletën, Për ku? për aty ku e ka vendin. Ndaj sllogani juaj; Edi Rama, o hajdut, boll volle, shko në burg, do bëhet realitet.

Miqtë e mi, 10 vite premtime, 10 vite mashtrime, mashtrime të çdo natyre. Ai bën gjithçka. Ndaj do e çojmë sa më parë aty ku e meriton. Miqtë e mi, Shqipëria sot është, do të thoja vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Po merren dhe në Ankara.

Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen. Në Beogradin, me vëllezërit Karric merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do të marrin fund. Ne ju themi partnerëve tanë se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar do të mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj. Por siç e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë dhe bashkëpunimit, me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam një apel për shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, se jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë. Edi Rama mos harro traditën e shqiptarëve për votën e lirë. S’po t’i them sot, por merri vet me vend. Mjerë ai që prek lirinë e tyre, votën e tyre. Votën kurrë nuk ta fali! Çdo qytetar shqiptar që do shpresën, besimin te ky vend”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply