12 Nëntori, dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë!

Nga Rezenbrik SERJANI

Fjala e mbajtur në protestën e 12 nëntorit

Te nderuar demokrate e demokrate, qytetar e qytetare, qendrestar!

Quhem Rezenbrik Serjani, student!
Vij nga Vlora e patrioteve te medhenj, nga vlora e pavaresise se madhe, nga vlora e ndryshimeve historike, dhe do jete po vlora dhe te rinjte e saj te jashtezakonshem qe do behen pjese e mbrojtjes se idealeve te partise demokratike dhe rikthimit te vendit ne shinat e normalitetit.

Një thirrje zemre, është ajo që buçet nga të gjithë shqiptarët, duke u kthyer në himnin mbi të cilin u ngrit, po organizohet e manifestohet protesta e madhe e shqiptarëve, protesta e Shqipërisë.

Ne, Demokratët, Ne, Shqiptarët, jemi në misionin historik, të pandalshëm, deri në ç’montimin e plotë dhe shkuljen e regjimit autokratik të sektit Rama.

Një rrezik i madh, një mallkim ka kapluar Shqipërinë këto 9 vite, ku regjimi i sektit ka direktuat e diktuar politikat më të egra antishqiptare, ku më e liga, më e egra është politika e shpopullimit, duke e shkretuar çdo ditë e më shumë Shqipërinë.

Kujtojmë se për 9 vite janë larguar mbi 744 mijë shqiptarë, ku pjesa me e madhe jane te rinj.
Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim kapitullon përpara së keqes.
Përgjegjësi për këtë ka veç nje emer: Rama dhe sekti i tij në pushtet!

Valixhet drejt perëndimit, ikjet masive, të karakterit biblik, janë alarmi jonë më i madh, janë klithja më e madhe e Shqipërisë e kombit tonë, janë ato që çdo ditë bëhen motivi jonë i guximit dhe e përballjes me të keqen e madhe të sektit Rama.

Kjo proteste e shenjte, e bekuar, e jashtezakonshme eshte për veten tonë, për Shqipërinë, për jetën, për të drejtat, për pronën e biznesin, për liritë e shkelura e tjetërsuara këto 9 vite, për të shenjtën Familje.

Shpresa dhe besimi për të nesërmen, le të jenë forca jonë, energjia jonë, busulla jonë, kthjelltësia dhe bukuria e të ardhmes sonë.

Per 9 vjet, cdo dite na jepet nje arsye me shume per t’u larguar.

Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar!

Besimplotë, me besimin në Zot, le të kthehet 12 Nëntori, le te jete kjo dite e date dita jonë e shenjtë e demokracisë, dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë!

Zoti dhe Shqipëria, Vota dhe Flamuri janë besimet Tona!

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply