Berisha: Treni ynë, nga njeë stacion fitoreje tek një tjetër, deri në shpëtimin e Shqipërisë

Pas protestës të mbajtur dje, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social TikTok. Kryedemokrati Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në atë që e quan “protesta më e jashtëzakonshme që Tirana ka njohur”.

“Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur”, është shprehur Berisha.

Gjithashtu, kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një falenderim dhe për të gjithë miqtë e TikTokut që në 30 ditë ka arritur 1,3 milionë shikime. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha theksuar se “treni nuk do të ndalet dhe do të kalojë nga një stacion fitoreje në një tjetër”.

“Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3 milionë shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Së bashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.