Daily Mail: Berisha thirri protestën më të madhe kundër Ramës

Tabloidi britanik Daily Mail e ka parë protestën e opozitës nga prespektiva e debatit mbi emigrantët që po zhvillohet në Britani. Gazeta shkruan se “mijëra shqiptarë dolën në rrugët e kryeqytetit të vendit, Tiranës, për të demonstruar kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama për rritjen e kostos së karburanteve dhe ushqimeve.

“Të thirrur nga Sali Berisha, kreu i opozitës, ata u mblodhën jashtë zyrës së zotit Rama për të protestuar kundër korrupsionit të dyshuar të qeverisë dhe rritjes së kostos së karburantit dhe ushqimit.

Në një fjalim para protestuesve, zoti Berisha tha se zoti Rama ishte fajtori për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria – gjë që e ka lënë Britaninë përballë valëve të emigracionit të paligjshëm.

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike pretendoi se bota tani “‘na sheh si popullin e gomoneve”, pasi rreth 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla këtë vit.

“Shqiptarët sot janë një populli i gomoneve”, deklaroi ai, “sepse dikush – dhe ky është Edi Rama – ua grabiti votën, i ktheu liritë e tyre në iluzion, në një votë fiktive, vetëm që të qëndronte në pushtet. ‘

Në fillim të këtij muaji, zoti Rama akuzoi qeverinë britanike për diskriminim ndaj shqiptarëve me qëllimin për të shkëputur vëmendjen nga ‘dështimet e saj politike’.

Ndërsa marshonin nëpër Tiranë, protestuesit mbanin një gomone me flamuj britanikë dhe shqiptarë për të ‘shprehur shqetësimin e tyre për eksodin masiv’ të të rinjve, sipas gazetarit dhe aktivistit Isa Myzyraj.

Deri në 1,200 oficerë policie, të pajisur për protestat, u vendosën për të kontrolluar turmat e shumta, pohuan mediat vendore. Megjithatë, disa demonstrues thyen kordonët e policisë për të goditur me shkelma dhe hedhur bojë në derën e Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.