Berisha: Rama ka kryer aq krime, saqë duhet të dënohet 120 vjet!

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se, do të ketë sërish protestë kundër qeverisë në muajin e ardhshëm. I ftuar në Çim Peka Live në Syri TV, Berisha tha se kryeministri Rama ka kryer aq krime saqë duhet të dënohet 120 vjet.

“Edi Rama ka kryer kaq krime saqë e di që duhet të dënohet ndoshta edhe 120 vjet. Nuk mund të lëshojë. Por avash avash duhet t’ia faktojmë popullit me protesta e në mënyra të tjera. E ka marrë peng Parlamentin. Del me një gjuhë fyese në foltore kundër opozitës. Ne ia kthejmë me të njëjtën gjuhë, por nuk mund ta bëjmë. Ne për t’i dhënë një përgjigje në Parlament, të gjithë mund ta bëjmë. Do ketë përsëri protesta në dhjetor”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply