Berisha: Yuri Kim shkon nëpër gjykata për të mbrojtur Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv. Berisha tha se, Rama ka bërë avokatin e Beogradit ndërsa shtoi se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shkon nëpër gjykata për të mbrojtur Edi Ramën i cili vetëm ka vjedhur.

“Nëse një ambasdor bën tre mbledhje në gjykata për një javë, e bën vetëm se Edi Rama është hajdut se kjo s’mund të ndodhë kurrë.

Kjo s’është as në kodin e as në ligjet e saj. E bën atë se do të mbrojë kalbësirën e Soros. Veprën e zezë të padronit të Ramës, si mund të shkojë sot te një gjykatë e sot tek një tjetër.

Ndodh në republikën e atij që ka vjedhur e ka bërë çdo gjë kundër vendit të tij. Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer votën. Besoj se nga vota Shqipëria mund të vendoset në rrugë të drejtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply