Berisha: Mjerë ai që tenton të prekë votën e qytetarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv. Berisha tha se jemi në një betejë me monizmin ndërsa shtoi se janë të vendosur të rikthejnë votën e lirë.

Berisha tha se vota e lirë për shqiptarët është misioni suprem i Partisë Demokratike. Kreu i selisë blu deklaroi se misioni mbaron me përmbysjen e Edi Ramës.

“Mjerë ai që mendon të prekë votën. Kur kam qenë në pushtet, ka ndodh rotacion. Kësaj here shqiptarët do votojnë të lirë, ky është misioni superm i Partisë Demokratike.

Nëse nuk ndodh, ne nuk jemi më. Misioni nuk mbaron, misioni mbaron me përmbysjen e Edi Ramës. Po e preku votën ai, ne dështojmë por nuk besoj se dështojmë”, tha Berisha.

Berisha tha se secili duhet ta dijë se ky është fillimi për votën e lirë. Ai u shpreh se asgjë nuk zgjidhet pa votën e lirë të qytetarëve ndërsa shtoi se kreu i qeverisë, Edi Rama, po vazhdon me të njëjtën strategji e taktikë të vjedhjes së zgjedhjeve.

“E kuptoj që ka shumë shqiptarë që janë me dhimbje të mëdha për çmimet, por i garantoj ata se asgjë nuk zgjidhet pa zgjidhur votën.

Asgjë nuk mund të zgjidhet. Duhet të zgjidhim votën, të votojmë të lirë, i siguroj se të gjitha të tjerat zgjidhen. Edi Rama po vazhdon me të njëjtën strategji e taktikë të vjedhjes së zgjedhjeve, dhe unë po e ndjek.

E konsideroj një mision, më të rëndësishmin që mund të bëhet. Duhet t’i kthejmë votën shqiptarëve, s’është çështje e pushetit të Sali Berishës, por jetike e shoqërisë shqiptare, ose do votojnë ose do dizintegrohen totalisht”, tha Berisha.

Berisha komentoi shpalljen ‘non grata’ nga SHBA për të cilën tha se ka informuar elitën e botës për aktin korruptiv Soros-Rama. Berisha deklaroi se nuk ka asnjë provë e asnjë fakt kundër tij por kemi të bëjmë vetëm me një lobim korruptiv. Sakaq, për deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila tha se Berisha s’duhet të futet në parlament, Berisha tha se kjo do mbetet një njollë e zezë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

“Një betejë ku informoja elitën e botës, për aktin korruptiv të dezinjimit tim pa asnjë dokument e asnjë fakt, por bazuar në lobimin korruptiv të Soros e Ramës. E dyta në gjykatë. Kisha njohuri, atë po e bëja me efiçensë të plotë.

Ti thuash një vendi kush do futet e kush s’do futet, shkel çdo llojë rregulli mbi tokë. Ajo përmbën një akt që do mbetet njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply