“Financial Times”: Gjatë qeverisjes së Ramës, bandat e drogës krijuan një rrjet të fuqishëm global

Një nga gazetat më të njohura dhe më autoritare në botë, Financial Times, shkruan se, shqiptarët po emigrojnë masivisht për shkak të varfërisë.

Gazeta shkruan në një reportazh se një eksod drejt Britanisë së Madhe ka përfshirë shqiptarët. Sipas saj, edhe pse tani shihen shenja ngadalësimi të këtij eksodi, ai do ringjallet sërish vitin që vjen.

Në shkrimin e gazetës, kryeministri Edi Rama thotë se u ka kërkuar autoriteteve britanike që të bashkëpunojnë për çështjen e emigracionit, për të luftuar bandat e drogës, por propozimet e tij nuk u pranuan nga britanikët.

Por gazeta shkruan se gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare të drogës krijuan një rrjet të fuqishëm global.

“Gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare kanë ngritur mbi një traditë dekadash të kultivimit dhe eksportit të kanabisit, një rrjet të fuqishëm global të trafikimit, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA.

‘Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të jashtëzakonshëm në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe në rrjetet e krimit të organizuar, dhe Shqipëria është një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Europën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar’, thuhet në raport.

‘Sundimi relativisht i dobët i ligjit, korrupsioni dhe niveli i lartë i papunësisë janë shtytësit kryesorë të problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri,’ shton raporti.

Rama i hedh poshtë akuzat, por Partia Demokratike e opozitës shqiptare e akuzon kryeministrin se ka ndërtuar një regjim të korruptuar dhe autokratik gjatë nëntë viteve të tij në detyrë, duke i lënë shqiptarët mesatarë me pak shanse për të ecur përpara, përveçse duke u larguar nga vendi.

Një tubim i thirrur nga partia për të protestuar kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit jashtë zyrës së Ramës, tërhoqi dhjetëra-mijëra të shtunën”, thuhet në shkrim.

About Redaksia

Check Also

Video/ Policët civilë kërkojnë të marrin peng të riun, i vjedhin çantën!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video dhe mesazhin e një qytetari i …

Leave a Reply