Meta: Skema e pastrimit të parave me Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar me denoncimin e aferës së portit të Durrësit, duke e konsideruar një çmenduri tjetër rilindase.

“Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik.
Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.
Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.
Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.
Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro.
Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.
Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet.
Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.
Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.
Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!”, shkruan Meta në reagimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.