Aksident në Durrës, makina del nga rruga dhe futet në dyqan…

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani që ndodhet pranë rrugës ‘Hysen Myshketa’ në qytetin bregdetar.

Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një shtetase, e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi, raporton Vizion Plus.

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

About Redaksia

Check Also

Vëzhguesja elektorale e Tom Doshit përjashtohet nga anëtarësia e PD

Deklaratë e Degës së Partisë Demokratike Elbasan Në lidhje me reagimin e znj. Doris Madhi, …

Leave a Reply