Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë
Në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, jubilar për kombin tonë, paaftësia e mjeranëve bashkiakë Vlorë, vendosin në sheshet e qytetit emërtesa trashanike dhe antishqiptare, të emrit të madh të Themeluesit të Shtetit Shqiptar dhe Atit të Kombit Ismail Qemalit, duke e quajtur emrin e tij të artë “Ismali”.
Kjo emërtesë e turpshme antishqiptare, ky veprim trashanik, meriton ndëshkimin me të lartë qytetar e moral, ndaj injorantëve mjeranë bashkiak, duke nisur qysh nga “Injoranti i Parë” i godinës së Bashkisë Vlorë!
Në notë proteste, kërkojmë heqjen e menjëhershme të asaj emërtese idioteske nga sheshi i shenjte i vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve, sikurse dhe një dalje të menjëhershme publike të të mjerit-injorantë të parë të godinës së Bashkisë Vlorë, për t’iu kërkuar falje vlonjatëve dhe mbarë Shqipërisë.
Kjo emërtesë qartëson paatdhesinë dhe pandjeshmërinë kombëtare të vasalëve të sektit në Vlorë.
Emri i Atit të Kombit, Ismail Qemali, duhet të jetë në çdo shesh, rrugë e rrugicë, i shkruajtur me shkronja të arta, dhe jo vetëm nje kumtesë e turpshme dhe cinike që bëjnë vasalët injorantë të sektit, për sy e faqe çdo vigjilje 28 Nëntori.
Turp, Turp, Turp!
Vasalët e sektit në Vlorë meritojnë ndëshkueshmërinë më të lartë qytetare e kombëtare!