Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zbuluar fakte dhe emra të lidhur me aferën që Qeveria Rama ka nisur të projektojë për përfitime milionash në Portin e Durrësit.

Berisha deklaroi në vazhdën e fjalimit të tij para Kryesisë së PD-së se “tani lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç, pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit Karriç janë aty, i ka botuar “Euroactiv”. Ata i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç kishin. Pra, bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Aleksandër Vuçiç dhe të Aleksandër Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës, në Portin e Durrësit. Natyrisht, aksioner më kryesor është vetë Edi Rama.

Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë gazetarët më pyetën “Po ku e di ti këtë, që thua Edi Rama?!” Po shumë e thjeshtë ajo. S’mund të imagjinoj kurrë në qoftë se nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve?! Kjo s’mund të ndodhë kurrë! Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj!”, nënvizoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.