Belinda i përgjigjet Berishës për përmbytjet nga dyqani në Athinë

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se shkak për përmbytjet në Shkodër është bërë keqqeverisja ka ardhur dhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Balluku ka risjellë  përmes një video deklaratat se si në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër.

Duke risjellë deklaratat kontradiktore të Sali Berishës, ministrja shkruan se meqënëse “i ka vdekur burrëra, nderi dhe fjala”, atëhere kjo video i rifreskon memorien kur në mënyrë kriminale në 2010 shkarkonin më shumë se 107%  të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona. Sipas saj nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskadës sot me 2005-2013.

“Meqenëse këtyre ju ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala, të paktën t’ju freskojmë memorien kur  shkarkonin në mënyrë kriminale në 2010 më shumë se 107%  të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona.

Si shkon e i qan hallet sot pa pikën e turpit. Nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskades sot me 2005-2013. Paska ardhur koha të hapim arkivat e të ballafaqojmë faktet, se e gënjeni ditën për diell e për shi këtë popull”, shkruan Balluku krah videos.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply